LSDM do ta bojkotojë punën e Kuvendit

“Deputetët e LSDM-së, nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit, derisa Gjykata Kushtetuese nuk do të deklarohet për kushtetutshmërinë e institucionit të Prokurorisë Speciale Publike”, kështu deklaroi në konferencë për shtyp, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp, raporton Portalb.

Sipas tij, të gjitha afatet janë shkelur dhe se durimi i qytetarëve është nga fundi.

“Kriza politike duhet sa më shpejtë të mbarojë. Gjykata Kushtetuese menjëherë të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP-së. Është e papranueshme që më shumë se 8 muaj të zgjatë paqartësia. Përderisa nuk do të deklarohet Gjykata Kushtetuese, deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit”, tha Zaev.

Marrëveshja e Përzhinos, shton më tutje Zaev, nuk është valide pa sundimin e së drejtës.

Ai ka porositur  që edhe sektori civil të përfshihet në bisedimet për dalje nga kriza. Sepse, siç tha ai, duhet të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve që protestojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button