Google: Ja se për çfarë u interesua bota në vitin 2013 (VIDEO)

Ja se çfarë na ka magjepsur dhe na ka tërhequr vëmendjen tonë gjatë vitit që kaloi.

Google ka lëshuar listën e gjërave më të kërkuara gjatë viti 2013, e cila përmban më shumë se 1.000 kategori të ndryshme të kërkimit të tilla si: Ngjarja Më e Ndjekur, Njerëzit e Famshëm dhe Trendet e Kërkimeve nga 72 vende.

Vendi i parë në listën e 10 trendëve më të kërkuar gjatë vitit 2013 është zënë nga Nelson Mandela. Ka pasur një rritje të interesit në ish-presidentit e Afrikës së Jugut, i cili u rrit edhe më tej pas vdekjes së tij.

Mandela ka qenë një simbol për këmbëngulje dhe paqe për dekada të tëra, natyrisht bota u kthye nga interneti për të mësuar më shumë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Vendin e dytë e zuri aktori Paul Walker, i njohur për rolin e tij në filmat Fast dhe Furious, vdekja e tij është gjithashtu ndjerë thellë rreth globit.

Nga ngjarjet më të kërkuara kanë qenë: ngjarja tragjike në Maratonën e Boston, lansimi i Galaxy S4, PlayStation 4, lindja e princit të Britanisë, Edwar Snowden etj..

Mbi 1.000 lista të kategorive të ndryshme janë në dispozicion përmes faqen zyrtare Zeitgeist për ata që duan të eksplorojnë më tej trendet globale. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button