Djemtë “mposhtin” vajzat, në pesë lindjet e para në Tiranë

Djemtë mezi e kishin pritur ardhjen e Vitit të Ri 2014, pasi ishin ata që u shënuan si lindjet e para në Shqipëri.

Por, nuk ishte vetëm një, por pesë djem që lindën për një periudhë kohore diku te brenda 60 minutash.

Mjeku gjineokolog Artur Abili tha se djali i parë për vitin 2014 lindi rreth orës 00:10 minuta në Spitalin Obsetrik-Gjineokologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Vogëlushi quhet Noel. Ai lindi me peshën trupore 4 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë. Mjeku Abili tha se pas Noelit të vogël lindën edhe katër djem të tjerë. Të gjithë foshnjat gëzojnë shëndet të plotë bashkë me nënat e tyre. 

Në vitin 2013 lindja e parë ishte një vajzë me emrin Fiona./ lajmifundit

Lajme të ngjashme

Back to top button