Skandalet e vitit 2013

Mund të cilësohen të suksesshëm, por assesi VIP-a pa skandale. Kështu të paktën kaloi viti që lamë pas për disa këngëtarë shqiptarë, të cilët pjesë e medias, por edhe të vetë fansave të tyre u bënë edhe përmes skandaleve…

‘Pronto’ nga Dafina Zeqiri

Padyshim që sukseset e saj s’mund të hidhen në baltë. Madje ajo përgjatë gjithë vitit 2013-të solli këngë e videoklipe të cilat u vlerësuan mirë e morën klikime të shumta në numër, përmes kanaleve muzikore. Por, karshi sukseseve të njëpasnjëshme, Dafina Zeqiri as këtë vit nuk qëndroi larg skandaleve.

Një incizim i bërë nga njerëz që asnjëherë nuk u zbuluan, nxorën në shesh sharjet që këngëtarja iu kishte bërë kolegëve të saj këngëtarë, përgjatë një bisede telefonike. Në një bisedë private, e cila është bërë publike nga Besfort Hasanaj, Zeqiri ishte rrëfyer për raportet e saj me këngëtarët e estradës, përkatësisht me Tunën.

“Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë mut për mu”, kishte thënë Daffy për ‘zogun’ e estradës. “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”. Por, këngëtarja, edhe pse u bënë muaj që nga publikimi i këtij incizimi, nuk është ‘arsyetuar’ për asnjë moment. Dafina, që pa modesti në këto biseda e kishte quajtur veten të “famshme” kishte theksuar se ajo nuk jep më intervista as për gazeta, fjalë të cilën e mbajti, duke mos bashkëpunuar më me ata të cilët dhanë kontributin më të madh për ta bërë të famshme, atëherë kur askush nuk e njihte. “Tash nëpër gazeta nuk dal sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni, sepse fytyra e ime është në faqe të parë”.

Afërdita Dreshaj dhe ‘dashuritë’ e saj

Kishte deklaruar se nuk do ta falte kurrë tradhtinë. Por, duket se pikërisht një mosmarrëveshje ndërmjet saj dhe të fejuarit Shpat Kasapi, i qoi drejt ndarjes, menjëherë pasi disa fotografi të këngëtares Afërdita Dreshaj me Leonardo DiCaprion dolën në shesh.

As Shpati e as Afërdita nuk u rrëfyen asnjëherë për mediat, por ndarja u pa pak javë më vonë. Ndryshe, DiCaprio nuk ishte i vetmi personazh që Dreshaj u pa në foto përkrah tij. Ishte këngëtari turk Bülent Serttaþ, pjesë e videoklipit të të cilit ishte Dreshaj, personazhi tjetër i cili qoi në dyshim për një lidhje të mundshme dashurie vajzën shqiptare. E thashethemet për këtë gjë i kishte nxitur vetë modelja e shndërruar në këngëtare, kur edhe kishte postuar foto në rrjetet sociale.

Edhe pse ajo kishte mohuar gjithçka përmes rrjeteve sociale, një tjetër ‘lidhje’ e saj doli në shesh, ende pa përfunduar e ‘dyta’ për këtë vit. Ishte bashkëbisedimi i saj në ‘Twitter’ me lojtarin çek të hokejit Jakub Kindl dhe një foto e publikuar në faqen e tij zyrtare nga vajza, ato që nxitën dyshimet e para. Ndërsa si rëndom këngëtarja fajësoi mediat se po i etiketojnë një lidhje që ajo kurrë se pati. Por, vetëm pak kohë më pas pikërisht ajo që e mohonte, hoqi dyshimet, ndërsa publikoi një foto ku shihej në krahët e tij.

Hakmarrja e Flori Mumajesit

Më i suksesshmi si kantautor mund të vlerësohet me plot të drejt. Por as Flori Mumajesi nuk qëndroi larg skandaleve këtë vit që lamë pas. Mosmarrëveshja ndërmjet tij dhe kanalit muzikor “Arkiva Shqip” ishte një fakt shumë i arsyeshëm sipas Florit, për ta ‘obliguar’ atë të mbyll kanalin muzikor të “Acromax” duke ndaluar imitimin për më shumë se 48 orë të të gjitha këngëve që u ishin besuar “Arkivës Shqip” për promovim. Mosmarrëveshja kishte nisur, sipas Florit, atëherë kur ai i kishte kërkuar kanalit muzikor të mos i transmetoj këngët e tij si e drejtë e tij autoriale. Por, gjithnjë sipas kantautorit nga Shqipëria, sqarim këtë të cilin e kishte dhënë përmes rrjetit social “Facebook”, ai ishte detyruar ta mbyllë këtë kanal pasi që nga “Acromax” dhe Aldor Nini nuk ishte marrë parasysh kërkesa e tij.

Adelina Tahiri perfekt edhe ‘nudo’

Ishte e suksesshme në këngë e prezantime ‘live’. Por këngëtarja Adelina Tahiri nuk kaloi këtë vit pa skandale. Ishin fotografitë ‘nudo të këngëtares’, ato që shokuan një publik të tërë. E ndonëse fotot, në të cilat shihej zhveshur trupi i një vajze, e të cilës nuk i shihej koka, i ka mohuar këngëtarja shkupjane, ani pse u tha se është ajo. Çuditërisht ato sillnin të njëjtin ambient nga i cili kishte pozuar Tahiri pak kohë më përpara, por ku shihej nga koka e deri tek këmbët. Se nuk janë fotot e saj e kishte pohuar për Tribuna vetë këngëtarja, disa kohë pas publikimit, ndërsa asokohe thuhej se fotot këngëtarja ia kishte dërguar këngëtarit nga Shqipëria, Noyzi. “Nuk dua që të diskutoj për këtë temë, sepse secilën ditë e më shumë po bëhemi pjesë e thashethemeve. Jemi fytyra publike andaj edhe përfolemi dhe komentohemi nga të tjerët. Nuk kisha dashtë të flas më për këtë temë sepse kjo më duket shumë e nivelit të ulët. Mund të them vetëm se në ato foto më ka pëlqyer vetja. Nuk e di se kush më ka lidhur mua me këtë çështjen e Noyzit. Nuk e di çka po ndodhë, as nuk po më intereson, të bëhem e sinqertë. Më përpara jam lodhur e i kam marrë afër zemrës këto fjalë. Disa prej tyre fotove nuk kanë qenë montazh, kam qenë unë, por disa prej tyre kanë qenë sepse unë nuk kam qenë ajo”, pat pohuar ajo. Ndryshe, një vlerësim jo i kënaqshëm drejt këngëtares, i kishte prishur humorin kësaj të fundit edhe gjatë promovimit të këngës së re e cila u pat bë në emisionin ‘Top Show” në Top Channel. Pasi ajo interpretoi këngën e fundit të realizuar në gjuhën angleze, të cilën këngëtarja e kishte sjell si dedikim tregut evropian, ishte njëra prej prezantueseve ajo që i prishi qejfin këngëtares, duke e vlerësuar si performuese të mirë por jo këngëtare.

Mst: Blerja e klikimeve në ‘YouTube’

U deklaruan krenar përballë secilit klikim që morën përmes kanaleve muzikore. Por, skandali krisi kur njerëz që u shisnin klikime këngëtarëve, rrëfyen të vërtetën e tyre. Miliona klikime të arritura për pak ditë në kanalin muzikor ‘Youtube’, qonin në dyshim për secilin këngëtar që sillte këngë të reja. Por, duket se shumë prej tyre kishin një mënyrë tjetër të përfitimit. Ishte blerja e tyre e cila nga disa të vetëquajtur hakerë, që u prononcuan për shitjen e tyre përmes biznesin që kishin, thuhej se ndodhte. Sipas asaj që thuhej 5 mijë shikime këngëtari mund t’i blinte me 5 euro, ndërsa për maksimalen në blerje që arrinte në 1 milion, duhet të paguante 1 mijë euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button