Fejzullahu – Anevskit: Me çfarë kriteri pranuat Xhelal Bajramin prokurorë, jeni degë e VMRO dhe BDI

Deputeti i PDSH-së, Ernad Fejzullahu ka adresuar kritika të ashpra drejt punës së Këshillit të Prokurorëve, Publik me theks të veçantë për pranimin e ish zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami si prokuror publik, raporton Portalb.

Sipas Fejzullahut të gjithë e kanë të qartë se prokuroria dhe gjyqësia, janë degë të VMRO-së de BDI-së.

Fejzullahu ka pyetur kryetarin e Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevskin, vallë se roli i ish zv/ministrit të MPB-së, Xhelal Bajrami, në rastin “Monstra” ka qenë kriter për pranimin e tij si prokuror.

“Ky është degjenerim i shtetit. Të përmendi rastin e “Sopotit” dhe “Monstrës”, në të cilat ka qenë i theksuar kriteri etnik. Pa prova janë dhënë dënime trashanike. Ndërkaq, për rrahjen e fëmijëve shqiptar nuk pati dënime. Argument shtesë është krijimi i Prokurorisë Speciale Publike e cila ka për qëllim vendosjen e kritereve profesionale. Përfaqësimin ju e bëni me personat që i kanë dhënë prova këtij sistemi. Xhelal Bajrami ka qenë zv/ministër për Punë të Brendshme në kohën e rastit “Monstra”. Cili ishte kriteri për Xhelal Bajramin? T’i zvarritë djemtë dhe nënat shqiptare? Aprovimi i aksioneve shqiptare?”, deklaroi Fejzullahu, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër, sipas prokurorit Anevski, Xhelal Bajrami i ka plotësuar kushtet ligjore për t’u bërë prokuror publik.

“Mendoj se prokuroria dhe gjyqësia punojnë në bazë të ligjit. Xhelal Bajrami i ka plotësuar kushtet ligjore”, iu përgjigj shkurt Anevski Fejzullahut.

Fejzullahu i ka replikuar Anevskit duke i thënë se raportin e  Këshillit të Prokurorëve Publik duhet ta dërgojnë për miratim në shtabin e VMRO-së dhe BDI-së .

Përndryshe, sot në kuadër në Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Etniteteve, u publikua raporti vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publik për vitin 2015

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button