Greqia merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Greqia merr sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian, me një buxhet modest dhe me pritje edhe më modeste nga vendi ballkanik.

Të vetëdijshëm se shumica në Union i shohin grekët si komb, që për shkak të borxhit dhe korrupsionit ka tërhequr edhe shtete të tjera në krizë ekonomike dhe financiare, ata premtojnë se kryesimi i tyre do të jetë spartan.

Për shpenzimet që kërkon presidenca e radhës, Athina ka caktuar një buxhet rekord të ulët me vlerë vetëm 50 milionë euro, që është 10 milionë më pak nga ai i Irlandës, që dorëzon presidencën.

Në mënyrë drastike është ulur edhe numri i nëpunësve në misionin grek pranë BE-së.

Jozyrtarisht, diplomatët grekë mënjanimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e justifikojnë me mosmarrëveshjet shumëvjeçare të Athinës me Maqedoninë për emrin dhe me Turqinë për Qipron.

Lajme të ngjashme

Back to top button