fbpx

Festime në gjithë vendin, nuk mungojnë rastet e plagosjeve me armë e fishekzjarre

Në një atmosferë festive me fishekzjarre,trokitje gotash dhe me urimet më të mira për njëri-tjetrin shqiptarët kanë përcjellë vitin 2013, duke pritur 2014 me shpresë që do të jetë vit më i mirë për ta. Perveç Tiranës, e cila ishte qendra e festimeve,shqiptarët kanë gëzuar kudo në Shqipëri.

Ky është mometi i ndërrimit të viteve në qytetin e Elbasanit. Atmosfera e mrekullueshme ku qytetarët më pas kanë festuar deri në orët e para të mengjesit në bare dhe lokale.
Atmosfera e festave ka pushtuar edhe Lezhën,ku qytetarët i janë drejtuar sheshit kryesor të qytetit për të pritur 2014.

Ashtu si çdo feste, Viti i Ri ka patur edhe anët e tij negative ku përdorimi i armëve të zjarrit natën e ndërrimit të viteve për arsye feste vazhdon të jetë problem serioz.

Për ketë fakt në Gjirokastër një 55-vjeçare është plagosur lehtë në këmbë.Ndërkohë edhe fishekzjarret dhe përdorimi i tyre pa kriter ka sjellë problemet e veta, ku po në qytetin e gurte ka patur një të lënduar lehtë./ Ora-news

Lajme të ngjashme

Back to top button