Kosovë, plagoset një vajzë

Një plumb qorr që ka goditur Shpresa Kastratin nga Peja mund të jetë fatal për të. Ajo derisa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj,pas orës 24:00 e ka kapur një plumb qorr duke e goditur atë në pjesën e kokës, gjegjësisht në tru.
Ajo është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Peja drejt Qendrës Emergjente në Prishtinë.

Familjarët e Shpresa Kastrati kanë akuzuar mjekët në këtë qendër për neglizhencë.

Ata kanë thënë se janë jashtëzakonisht të pakënaqur me trajtimin mjekësore që i është bërë familjares së tyre, duke shtuar se ajo ka qëndruar më shumë se tre orë në qendrën emergjente.

Motra e saj, Qëndresa Kastrati thotë se askush prej mjekëve të Klinikës së Neurokirurgjisë nuk është paraqitur në mënyrë që ajo të futet në operim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button