Shkëndija e humbë miqësoren me Lokomotivën

Shkëndija ka pësuar humbje të thellë me4 rezultat 3:0 nga Lokomotiv Zagrebi në takimin e tretë kontrollues në përgatitjet në Slloveni. ‘Kuqezinjtë’ dominuan pjesën më të madhe të takimit kontrollues me Lokomotivën. Shkëndija kishte kontrollën e lojës, krijoi disa mundësi shënimi përmes kapitenin Ferhan Hasani që goditi shtyllën, mirëpo lëshimet në mbrojtje ishin vendimtare për humbjen.

Në minutën e 2-të Jovanovski nuk pastron në kohë një top të kthyer pas, ndërsa Lokomotiva e shfrytëzon këtë duke shënuar për 1:0 me anë të Ivan Fioliq. Në minutën e 12-të pas një harkimi nga këndi Bejtullai godet me kokë, vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës. Në të 20-ën e majta e Juffos nuk ishte precize, ndërsa pak më vonë të njëjtin epilog kishte edhe tentimi i Taipit. Në minutën e 26-të Radeski lëviz bukur në të majtë dhe pasi lirohet nga rivali harkon në shtyllë të dytë ku goditja e Hasanit me kokë ndalet në shtyllë. Shkëndija dukej se ka kontroll të lojës, ndërsa kroatët gjetën golin e dytë. Rëmujë në zonën e Jovanovskit pas një harkimi, ndërsa mbrojtësi Periq godet saktë me kokë me topin që përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë.

Në pjesën e dytë Shkëndija ishte sërish më insistuese dhe kërkonte golin. Në minutën e 60-të pas këndores së Hasanit, Cuculi me kokë nuk arrin të drejtojë topin në portë. Kapteni Hasani në minutën e 68-të bukur qetëson me gjoks një top në zonë, mirëpo portieri kundërshtar reagon më shpejtë. Tre minuta para fundit të takimit Lokomotiva gjen golin e tretë, kur Maloça godet jo aq fortë sa që zen të papërgatitur Zahovin, me topin që ndalet në rrjetë.

Kjo ishte ndeshja e tretë dhe e fundit e Shkëndijës në këto përgatitje verore, ndërsa tani më 7-të ditët e ardhshme në seancat stërvitore do të finalizohen detalet e fundit para sfidës së parë me Krakovian në Liga Evropa më 30 qershor në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button