Personat e shurdhër secilin muaj do të marrin nga 4 mijë denarë

Personat shurdh memec nga 1 janari i vitit 2014, do të marrim nga 4000 denarë mjete shtesë.

Kjo është arritur me ndryshimet e Ligjit për përkrahje të personave të kësaj kategorie të cilin e ka miratuar Kuvendi Republikan, ndërsa e kishte paralajmëruar kohë më parë Ministri i punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.

Mjete shtesë nga viti i ardhshëm do të marrin edhe prindërit apo personat që përkujdesen për fëmijë të moshës deri 15 vjeçe që kanë invaliditet në trup.

‘Rritja e shtesës për 50 për qind të personave që kujdesen për personat me invaliditet edhe atë 8000 denarë nëse personat në fjalë i ruajnë fëmijë deri 15 vjet dhe nuk i plotësojnë kushtet për pension’ thonë nga MPPS.

Ndryshe, Lidhja e personave të shurdhër në Maqedoni në regjistrin e saj numëron 6000 anëtarë,  ndërsa është themeluar në vitin 1948./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button