Shkup: Gara për gjuhë amtare mes shkollave të mesme

Në qytetin e Shkupin janë ndarë shpërblimet dhe certifikatat pjesëmarrësve në Garën e parë të gjuhës amtare dhe letërsisë për nder të Krumë Kepeskit, midis shkollave të mesme Qytetit të Shkupit.

Në ceremoninë e ndarjes të certifikatave të pranishëm ishin edhe anëtarët e familjes Krume Kepeski, dhe në emër të tyre pjesëmarrësve në garë dhe arsimtarëve iu falënderua vajza e tij Jovanaka Kepeska.

Në gara morrën pjesë 80 nxënës të vitit të tretë dhe të katërt nga 21 shkollat e mesme nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte nxitja e një gare konstruktive mes nxënësve me qëllim që të arrihen qëllime më të larta arsimore, si dhe të thellohen njohuritë e  nxënësve.    

Komisioni i përbërë prej 22 profesorëve, ka shpërblyer këto nxënës:  

-Benjamin Shehu-nxënës i vitit të katërt në SHMQSH “Zef Lush Marku” , i cili e fitoi vendin e pare;

– Monika Mitrevska –nxënëse e vitit të tretë në SHMQSH “Vasil Antevski Dren”, fituese e vendit të dytë;   

-Magdalena krstevska –nxënëse në vitin e katërt në SHMQSH”Dr. Pançe Karaxhazov”- e cila e fitoi vendin e dytë; 

– Marko Çadilovski-nxënës në vitin e katërt në SHMQSH”Nikola Karev” për vendin e tretë; 

-Rita Reka-nxënëse në vitin e tretë në SHMQSH”Zef Lush Marku”, për vendin e tretë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button