MPB, mos festoni me armë dhe mos vozitni të dehur!

Ministria e Punëve të Brendshme, në prag të natës së Vitit të Ri, apelon deri te qytetarët që maksimalisht të mënjanojnë përdorimin e armëve të zjarrit, kapsollave apo mjeteve të jera piroteknike, si dhe shkelje të tjera të qetësisë dhe rendit publik.

Drejtuesve të automjeteve, i rekomandon që të jenë të kujdesshëm dhe në tërësi t’i respektojnë rregullat e qarkullimit, të mbajnë me vete  pajisje dimërore dhe veçanërisht  të mos përdorin timonin nën veprimin e alkoolit.

Ministria e Punëve të Brendshme, siç njoftoi, si dhe në vitet paraprake edhe kësaj rradhe do t’i përforcojë patrullat e qarkullimit para së gjithash në vendet dhe objektet ku do të orgnizohet pritja e Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button