Veseli: Në Kuvend pati akuza për krim, por askush s`shkoi në Prokurori

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se në Kuvendin e Kosovës janë dëgjuar akuzat më të rënda për krim e hajni por askush kurrë nuk ka shkuar në Prokurori, njofton Klan Kosova.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një konference që po mbahet në Prishtinë ku po diskutohet për etikën parlamentare.

Atje , shefi i Kuvendit theksoi se etika në parlament është e veçantë por sipas tij, ajo është shpesh negative sidomos në periudhën e fundit.

“Ajo çka e bën një vend demokratik vjen nga morali që e kemi. Nëse e fyejmë njëri-tjetrin sikurse në rrugë, atëherë shoqëria nuk do të arrinte askund” ka shtuar Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button