Speciale: 5 lojtarët më të mirë të La Ligas në vitin 2013

Viti 2013 ka qenë një vit mjaftë interesant dhe i pazakontë pasi kemi parë klube tjera që janë duke shfaqur një konkurencë mjaftë të madhe, kundër Real Madridit dhe Barcelonës, teksa rasti më konkret është Atletico Madridit, i cili po tregon një vazhdimëse të formës mjaftë të madhe.

Në këtë artikull, ne kemi për qëllim të ju zbulojmë pesë lojtarët të cilët kanë pasur një vit tmerrësisht të mirë në La Liga. Lojtarët të cilët kanë ardhur këtë verë në La Liga si Gareth Bale, Neymar nuk janë future në këtë listë, duke mos haruar edhe ata të cilët janë larguar si Roberto Soldado, Alvaro Negredo e të tjerë.

5. Koke

Klubi: Atletico Madrid
Mosha: 21
Pozita: Mesfushor
Paraqitje në ligë në 2013: 37
Golat/Asistime në ligë në 2013: 4/13

Performanca të shkëlqyera dhe kontinuiteti i këtyre performancave, nga Koke kanë bërë që shumë top klube Europiane të kërkojnë transferimin e tij. Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në La Liga gjatë tërë vitit, duke qenë shtylla kryesore e skuadrës së Diego Simones sa i përket mesfushës, pasi është një lojtar i cili inkuadrohet shumë mirë në fazën e sulmit, duke ndihmuar Diego Costan.

4. Alexis Sanchez

Klubi: Barcelona
Mosha: 25
Pozita: Sulmues
Paraqitje në ligë në 2013: 31
Gola/Asistime në ligë në 2013: 16/9

Është dashur të pritet një kohë e gjatë që kur Alexis Sanchez është adoptuar plotësisht te Barcelona, që nga transferimi i tij nga Udinese. Sidoqoftë, ai gjatë vitit 2013 ka pasur një formë të mirë në La Liga, duke shënuar 16 gola, në 31 ndeshje, dhe duke asistuar mjaftë shumë për lojtarët tjerë.

3. Diego Costa

Klubi: Atletico Madrid
Mosha: 25
Pozita: Sulmues
Paraqitje në ligë në 2013: 36
Gola/Asistime në ligë në 2013: 27/4

Shitja e Radamel Falcaos te Monaco nuk ka qenë ndonjë problem i madh te skuadra e Diego Simeones, e cila ka bërë një hap tjetër të lartë, pasi ka ‘zbuluar’ një lojtar i cili nuk po ndalet së shënuari. Diego Costa është lojtari kryesor i skuadrës së Atletico Madridit, dhe më meritori që kjo skuadër është në vendin e dytë në La Liga. Ai padyshim që e meriton këtë vend në këtë listë.

2. Lionel Messi

Klubi: Barcelona
Mosha: 26
Pozita: Sulmues
Paraqitje në ligë në 2013: 26
Gola/Asistime në ligë në 2013: 28/11

Lionel Messi është ndikuar paksa nga lëndimet në fundin e vitit 2013, mirëpo këto nuk kanë qenë një problem i madh që ai të zërë vendin e dytë në këtë listë. Ai ka pasur një sezon mbresëlënës me Barcelonën, teksa gjatë tërë vitit ka qenë në formë të mirë, duke hequr nga këtu muajt e fundit të këtij viti, dhe disa ditë të para të vitit 2011.

1. Cristiano Ronaldo

Klubi: Real Madrid
Mosha: 28
Pozita: Sulmues
Paraqitje në ligë në 2013: 33
Gola/Asistime në ligë në 2013: 38/11

Cristiano Ronaldo padyshim që ka qenë lojtari më i mirë në La Liga në vitin e fundit. Shifrat e tij flasin më shumë për formën që ka treguar, duke shënuar një numër të madh të golave. Kjo formë e mirë ka bërë që portugezi të jetë favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë në Janar.

Çka mendoni për këtë listë? Cili lojtar duhet të shtohet sipas mendimit tuaj? A meriton Ronaldo të jetë përpara Messit? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button