Hong Kong, qyteti më i shtrenjtë në botë

Sipas lajmit të BBC, firma këshilluese për burimet njerëzore Mercer, ka shpallur listën e saj të këtij viti ku është bërë rankimi i qyteteve më të shtrenjta për të huajt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në artikull u potencua se kryeqyteti i Angolës, Luanda e cila ishte në krye të listës në vitet e kaluara, ka kaluar në vendin e dytë duke ia lënë Hong Kong-ut.

Në listë Cyrihu është në vendin e tretë, Singapori i katërti dhe kryeqyteti i Japonisë, Tokio në vendin e pestë. Më pas radhiten Kinshasa, Shangai, Gjeneva, N’Djamena dhe Pekini.

Lista e cila është publikuar për kalkulimin e ndarjeve buxhetore të punonjësve jashtë vendit, përgatitet duke u vlerërsuar kostoja e jetesës në 209 qytete në mbarë botën.

Në Hong Kong i cili është qyteti më i shtrenjtë për të huajt, thuhet se qiraja e një apartamenti tre dhomësh kushton 12 mijë e 77 dollarë, çmimi i një xhinse 128 dollarë, një filxhan kafe 7.8 dollarë dhe një menu hamburgeri 4.8 dollarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button