Speciale: 5 lojtarët më të mirë të Premier Ligës në vitin 2013

Padyshim që viti 2013 në Premier Ligë ka qenë një vit plotë me emocione drithëruese, të cilët na kanë dhurruar skuadrat e kësaj lige përkatësisht lojtarët të cilët luajnë aty, të cilët në ‘bashkëpunim’ me tifozët kanë qenë thjeshtë fantastic.

Pasi tani jemi në vitin e ri 2014, kemi kthyer paksa kohën prapa, duke analizuar performancat e lojtarëve më të mirë të kësaj lige, dhe në bazë të kësaj, ne kemi formuar listën prej pesë emrave të cilët kanë performuar në mënyrë të shkëlqyer në vitin 2013.

5. Per Mertesacker (Arsenal)

Mbrojtja e Arsenalit ka qenë në një nivel të lartë në pjesën e parë të sezonit 2013-14, teksa e gjithë kjo ka ardhur pas një stabiliteti të lartë, që ka krijuar gjermani Per Mertesacker në vijën e fundit defanzive të Gunners. Ai po tregohet si njëri ndër lojtarët kryesor të Arsenalit.

4. Robin Van Persie (Manchester United)

Holandezi ka pasur një start të shkëlqyer në karierën e tij te Manchester United. Ndonëse për shkak të lëndimeve, në muajt e fundit të vitit 2013 nuk është paraqitur shumë, ai përsëri është treguar i shkëlqyer. Ai ka pasur një formë fantastike në fillim të vitit 2013, formë kjo që i ka dhënë titullin skuadrës së Fergusonit titullin.

3. Pablo Zabaleta (Manchester City)

Ndoshta mund të befasoheni që e shihni emrin e Zabaletas në këtë listë, mirëpo ai ka qenë njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Premier Ligë gjatë vitit 2013. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë pjesë e formacionit të Cityt në mënyrë të rregullt duke munguar në shumë pak ndeshje.

2. Aaron Ramsey (Arsenal)

Teksa folëm për mbrojtjen me Zabaletën, në mesfushë ka qenë një emër tjetër i cili ka shkëlqyer. Aaron Ramsey është ai i cili i ka befasuar të gjithëve me paraqitjen e tij me fanellën e Arsenalit. Ai ka qenë vendimtar në sezonin e ri për Arsenalin duke shënuar gola kyc, mirëpo forma e Uellasianit ka qenë tejet fantastike edhe në fillim të këtij viti, ku Arsenali me mjaftë mund ariti të përfundojë sezonin me një vend të cilin e dërgonte në Ligën e Kampionëve.

1. Luis Suarez (Liverpool)

E kush tjetër përpos Uruguajasit mund ta meritonte këtë vend i cili ka fascionuar të gjithëve me paraqitjet e tij mbresëlënëse, sidomos në sezonin e ri, pasi i vetëm është duke e mbajtur Liverpoolin lartë në tabelën e Premier Ligës. Ai kohëve të fundit është duke u krahasuar me lojtarët si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, teksa forma e tij po tregon që ky krahasim është një gjë mjaftë real.

Çka mendoni për këtë listë? Sipas jush, cili lojtar meriton të futet në këtë top-5? Shprehuni në hapësirën për komente…

Lajme të ngjashme

Back to top button