Hapet Manifestimi i 37-të kulturor “Vera e Shkupit”

Me gala koncert të operas së solistëve dhe orkestrit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë, nën dirigjim të Bisera Çadllovska, mbrëmë në Shkup u hap Manifestimi i 37-të i “Verës së Shkupit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski i cili e hapi “Verën e Shkupit” theksoi se ky manifestim është me rëndësi të madhe për qytetin si dhe për tërheqjen e vëmendjes së vizitorëve të huaj.

“‘Vera e Shkupit’ jep kontribut të jashtëzakonshëm në ofertën e pasur turistike në Shkup. Edhe sivjet programet do të realizohen në 19 lokacione dhe hapësira në Shkup, siç janë: teatrot, galeri të artit, muze, Çarshia e Vjetër e Shkupit, Suli an, Kurshumli an, pjesa qendore e qytetit dhe të tjera, shndërrohen në skena verore, duke fituar një formë dhe funksion të ri”, tha Trajanovski.

Sivjet në “Verën e Shkupit” parashihen 40 mbrëmje të mbushura me art me rreth 900 pjesëmarrës në 52 termine programore, prej të cialave janë paraqitje muzikore, 10 ekspozita artistike, 11 projeksione filmi, 9 shfaqje teatrore dhe përmbajtje tjera, të cilat do të prezantohen nga interpretues vendor dhe prej 19 shteteve në botë.

Organizator i “Verës së Ohrit” është Drejtoria për Kulturë dhe Art – Shkup, ndërsa nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button