Dikur ministra, sot prokurorë publik

Ish ministri dhe zv/ministri nga radhët e BDI-së, Xhelal Bajrami, është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Republikane, pa as një ditë stazh në këtë fushë. Përveç Bajramit, për zëvendës të Marko Zvërlevskit, Këshilli i prokurorëve publik e zgjodhi edhe bashkëshorten e zv/ministrit të sapoemëruar të punëve të jashtme Ilija Isajlovski, njofton Alsat M.

Zgjedhja e Anita Topalova – Isajlovska vjen në periudhë kur edhe bashkëshorti i saj pas disa pozitave si ambasador bëhet zëvendës i Nikolla Popovskit. Zgjedhjen e prokurorëve të rinj publik e konfirmoi edhe kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski.

Ai nuk shikon asgjë kontestuese – secili ka të drejtë të hidhërohet, shprehet Anevski.

“Xhelal Bajrami është zgjedhur me qëllim që të respektohet parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë. Për zgjedhjen e Isajlovskës nuk ka asgjë kontestuese. U avancua sipas meritës. Vazhdimisht do të ketë të pakënaqur nga vendimet dhe kjo është gjë normale”, deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski.

Ish gjykatësi kushtetues Zoran Sulejmanov pas katër viteve të kaluara në Këshillin e prokurorëve publik sot sërish është rizgjedhur anëtar i këtij trupi. Mandati i tij 9 vjeçar si gjykatës në gjykatën kushtetuese skadoi në vitin 2012. Atëherë me propozim të komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime nga radhët e kandidatëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë e mori mandatin e parë katër vjeçar në Këshillin e prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button