10 femrat më të pasura për 2013-n

Nëse miliarderët janë gjithnjë e më të pasur, femrat janë gjithnjë e më të shumta në numër. Kjo është ajo që e certifikon edhe revista prestigjioze “Forbes”, e cila na zbulon se si ai “komuniteti” i grave më të pasura, në vitin e fundit është zgjeruar nga 104 në 138 anëtare.

Në krye të renditjes, me një pasuri prej 30 miliardë dollarësh, ndodhet Liliane Bettencourt, e cila për herë të parë bën pjesë në 10 vendet e para, dhe kap menjëherë majën. Pasaportë franceze, e bija e themeluesit të “L’Oreal”, zotëron bashkë me familjen e saj 30% të aksioneve të kompanisë kolose të bukurisë.

Gjithashtu edhe pasuria e Christy Walton ka arritur rekorde të reja pas kapërcimit që mundi të bënte vitin e kaluar nëpërmjet aksioneve të Walmart. Tanimë, pasuria e saj e vlerësuar i kalon 28 miliardë dollarët. Në të vërtetë, Christy ka hyrë në këtë klasifikim vetëm pesë vjet më parë, pasi ka trashëguar pasurinë e bashkëshortit të saj, John Walton, i cili humbi jetën në një aksident ajror në vitin 2005.

Vendi i tretë vazhdon të mbetet i rezervuar për dinastinë Walton, me Aliçen, vajzën e themeluesit, i cili zotëron një pasuri personale prej 26,3 miliardë dollarësh dhe është cilësuar si njëra prej mbështetëseve më të mëdha të aktiviteteve të bamirësisë.

Me origjinë nga Kili, Iris Fontbona, e pozicionuar në vendin e katërt, ka trashëguar nga bashkëshorti pasurinë e vet, vetëm pasi që Andronico Luksic u nda nga jeta tetë vjet më parë. Bashkë me tre fëmijët, kjo grua drejton minierën “Antofagasta”, një prej minierave të bakrit nga më të mëdhatë në botë.

Në vendin e pestë ndodhet australiania Georgina Rinehart, e cila pavarësisht rënies së çmimit të hekurit, e cila i kushtoi një miliard më pak në pasurinë e saj, megjithatë ajo mund të mbështetet pa frikë te 17 miliardë dollarët që zotëron, e që e bëjnë atë femrën më të pasur në të gjithë rajonin e Azisë së Paqësorit.

E ndjek këtë renditje Jacqueline Mars për biznesin ndërkombëtar amerikan me të njëjtin emër, me një pasuri prej 17 miliardësh.

Në vendin e shtatë vjen Sussane Klatten, gruaja më e pasur në Gjermani, e cila ka trashëguar nga babai i saj Herbert Quandt, përgjegjës për faktin se “shpëtoi” BMW-në, ku bëhet fjalë për 10.6 të aksioneve të kompanisë automobilistike.

Susanne Klatten, bashkë me mamanë dhe vëllanë, zotërojnë pothuajse 50% të kësaj ndërmarrjeje bavareze. Abigail Johnson, president e Fidelity Financial Services, nuk është vetëm gruaja e tetë më e pasur në botë me një pasuri prej 12.7 miliardë dollarësh, por edhe njëra nga gratë më të fuqishme në fushën e financës dhe një kandidate e mundshme për të zënë karrigen e drejtores ekzekutive, në rast se babait të saj, Edward ‘Ned’ Johnson, do t’i duhej të tërhiqej.

Me 12,4 miliardë dollarë, Miuçia Prada rrëmben vendin e nëntë.

Mbyll klasifikimin me vendin e dhjetë Anne Cox Chambers, e bija e themeluesit të perandorisë mediatike ‘Cox Enterprises’, e cila në moshën 93-vjeçare me një pasuri prej 12 miliardë dollarësh, vazhdon të ulet në karrigen e këshillit të administrimit.

Me pesë femra amerikane mes dhjetë më të pasurave, gjysma e vendeve të para janë me yje e me grada. Por ajo që bie menjëherë në sy është se të gjithë ato femra në majë të klasifikimit kanë të përbashkët faktin se nuk janë “të bëra vetë”. Për më tepër, ato kanë trashëguar një biznes, të cilin në shumë raste kanë ditur ta transformojnë në një perandori. Gratë më të pasura në botë

1. Liliane Bettencourt

Vlera e pasurisë: 30 bilionë dollarë

Shteti: Francë

Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e “L’Oreal”

Në moshën 90-vjeçare Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë, dhe bën pjesë për herë të parë në listën e njerëzve më të pasur të botës që prej vitit 1999. Ajo dhe familja e saj zotërojnë rreth 30% të sipërmarrjes apo kompanisë së “L’Oreal”, të cilën e themeloi babai i saj.

2. Christy Walton

Vlera e pasurisë: 28.2 bilionë dollarë

Shteti: Shtetet e Bashkuara

Burimi i pasurisë: Kompania ‘Wal-Mart’

Pasuria neto e Christy Walton shënoi kulminacione të reja kur aksionet e kompanisë Wal-Mart u rritën në vitin 2012. Ajo mbetet femra më e pasur në Shtetet e Bashkuara. Christy trashëgoi pasurinë e saj në kohën kur bashkëshorti i saj, John Walton, humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajror në vitin 2005. /TO/

 3. Alice Walton

Vlera e pasurisë: 26.3 bilionë dollarë

Shteti: Shtetet e Bashkuara

Burimi i pasurisë: Kompania Wal-Mart

Trashëgimtarja e kompanisë Wal-Mart dhuroi 1.7 milionë dollarë për shkollat speciale të qytetit të Uashington D.C, në një iniciativë të ndërmarrë së bashku me miqtë e saj bilionerë Bill Gates, Paul Allen, Steve Ballmer. Filantropja më zemërgjerë e familjes Walton, shënoi hapjen e objektit më ambicioz të saj si Muzeu i Urave të Kristalta të Artit Amerikan në Bentonville, i cili u inaugurua në vitin 2011 me punime karakteristike të dhuruara nga koleksioni i saj personal, të cilat shënonin vlerën prej qindra milionë dollarësh.

 4. Iris Fontbona

Vlera e pasurisë: 17.4 bilionë dollarë

Shteti: Kili

Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e Minierave

Bilioneri Andronico Luksic u nda nga jeta për shkak të sëmundjes së kancerit në vitin 2005, duke e lënë perandorinë e biznesit nën kujdesin e gruas së tij, Iris Fontbona, dhe tre djemve të tij: Jean-Paul, Andronico dhe Guliermo Luksic. Familja Luksic kontrollon Antofagast-ën, minierën më të madhe të bakrit në botë.

 5. Georgina Rinehart

Vlera e pasurisë: 17 bilionë dollarë

Shteti: Australi

Burimi i pasurisë: Biznesi i minierave

‘Baronesha’ australiane e minierave, Gina Rinehart, mbetet sërish gruaja më e pasur për rajonin e Azisë më afër Paqësorit, edhe pse rënia e çmimit të hekurit, i kushtoi asaj një bilion dollarë nga pasuria e saj neto.

 6. Jacqueline Mars

Vlera e pasurisë: 17 bilionë dollarë

Shteti: Shtetet e Bashkuara

Burimi i pasurisë: Biznesi “Mars Candy”

Jacqueline Mars dhe dy vëllezërit e saj John dhe Forrest Jr, janë gjenerata e tretë, e cila zotëron sipërmarrjen ‘Mars, Inc.’ Vëllezërit e motra trashëguan këtë kompani në vitin1999 kur babai i tyre u nda nga jeta. ‘Mars’ është kompania më e madhe në botë e sheqerkave apo karameleve, me një kurs të vlerësuar shitjesh prej 33 bilionë dollarësh, falë edhe përvetësimit prej 23 bilionë dollarësh të sipërmarrjes së çamçakëzëve Wrigley në vitin 2008.

 7. Susanne Klatten

Vlera e pasurisë: 14.3 bilionë dollarë

Shteti: Gjermani

Burimi i pasurisë: Kompania e automobilave BMW Susanne Klatten, gruaja më e pasur në Gjermani, trashëgoi 12.6% të aksioneve të kompanisë së automobilave BMW, nga babai i saj, Herbert Quandt, i cili e shpëtoi kompaninë nga falimentimi disa dekada më parë. Susanne, vëllai i saj Stefan Quandt dhe mamaja e saj Johanna Quandt, së bashku zotërojnë afërsisht 50% të sipërmarrjes së BMW-së, e cila ka vazhduar të shënojë rritje falë shitjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, pavarësisht ndonjë kursi të dobët shitjesh në Evropë.

 8. Abigail Johnson

Vlera e pasurisë: 12.7 bilionë dollarë

Shteti: Shtetet e Bashkuara

Burimi i pasurisë: Menaxhimi i Parave

Abigail Johnson, u emërua presidente e ‘Fidelity Financial Services’, sipërmarrje e cila parasheh funksionin e menaxhimit të aseteve të pensioneve etj., si edhe përfiton nga njësitë e shërbimeve të ‘Fidelity Investments’ në gusht të vitit 2012. Kjo e bën Abby-n njërën prej grave më të fuqishme në fushën e financës dhe kandidaten kryesore për të marrë përsipër detyrën e drejtores ekzekutive, kur babai i saj Edward Johnson, 82 vjeç, të japë dorëheqjen.

 9. Miuçia Prada

Vlera e pasurisë: 12.4 bilionë dollarë

Shteti: Itali

Burimi i pasurisë: Sipërmarrja e modës ‘Prada’ Legjenda e modës, Miuçia Prada, zotëron të mirat e luksit dhe kompaninë e veshjeve të modës, ‘Prada’, së bashku me bashkëshortin e saj Patrizio Bertelli. Mbesa e themeluesit të kompanisë është dizajnatorja kryesore, ndërsa Bertelli menaxhon biznesin në cilësinë e drejtorit ekzekutiv. Shtëpia e dizajnimit është duke u zgjeruar. Viti 2012 dëshmoi për hapjen e filialeve të reja në Abu Dabi dhe Kuvajt, dhe thuhet se ata janë në kërkim të një partneri për t’u shtrirë deri në Indi.

 10. Anne Cox Chambers

Vlera e pasurisë: 12 bilionë dollarë

Shteti: Shtetet e Bashkuara

Burimi i pasurisë: Biznesi i medias

Anne Cox Chambers është vajza e mbijetuar e themeluesit të ‘Cox Enterprises’, James M. Cox. Në ditët e sotme kompania pëfrshin sektorin e ‘Cox Communications’ (rrjeti kabllor), ‘Cox Media Group’ (gazeta, televizion dhe stacione të ndryshme), ‘Manheim’(ankande makinash) dhe AutoTrader.com. Në janar, kompania i anuloi planet për përvetësuar AutoTrader.com, në rrafshin publik. Në moshën 93-vjeçare, ajo vazhdon të qëndrojë e ulur në ‘karrigen e saj’.

Lajme të ngjashme

Back to top button