Dhunimi i 3-vjeçarit në kopësht, masat që propozon Ardit Gjebrea

Dhunimi i 3-vjeçarit nga Administratorja e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani, ka shkaktuar mjaft reagime në media dhe rrjete sociale ku dënohet ashpër veprimi i saj. Një ndër ta është edhe reagimi i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, i cili përmes një postimi të bërë në Facebook ka shprehur indinjatën e tij për rastin në fjalë, duke thënë se të gjithë duhet të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershme.

Ja çfarë shkruan Gjebrea në “Facebook”:

“Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur fëmijën 3 vjeç?

Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua të jetë vallë e verbër, memece dhe shurdhe?

Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.

Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë”, shkruan Gjebrea, transmeton tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button