Policia e Tiranës, në 24 orë vendos 851 gjoba

Policia e Tiranës ka marrë masa për qarkullimin sa më të sigurt të qytetarëve dhe bën me dije se do të marrë masa administrative për këdo që i shkel rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën me dije se vetëm 24 orët e fundit ka vendosur 851 masa administrative për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara si dhe për shkelje administrative. 

“Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë krahas disa projekteve, ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në Tiranë në bashkëpunim me misionin Pameca.

Policia e kryeqytetit bën me dije se Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë, është maksimalisht e angazhuar për t`ju ardhur në ndihmë qytetarëve, për një lëvizje sa më normale në segmente të ndryshme rrugore.

Në 24 orët e fundit nga shërbimet e Policisë së Tiranës, qarkullimi rrugor së bashku me Patrullën e Përgjithshme, kanë vendosur në total 851 masa administrative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara, parkim të gabuar dhe shkelje administrative.

Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor”, -shkruhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button