fbpx

Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher-it

Të rejat e fundit për kampionin e botës të “Formula 1-s”, Michael Schumacher, janë tepër pozitive. Duket se ka një përmirësim në shëndetin e Schumcher-it.

Ekipi i mjekëve që po mbikëqyr kampionin e botës, ka dalë para pak minutash në një konferencë për shtyp, ku ka lajmëruar se ka një përmirësim të shëndetit të 44-vjeçarit. 

Doktorët thonë se pas operacionit të fundit që i bënë për qarkullimin e gjakut në tru, ka një përmirësim të shëndetit të Schumacher-it. Mëngjesin e sotëm mjekët i kanë bërë një skaner në kokë Schumacher-it dhe sipas tyre ka shenja përmirësimi, në krahasim me një ditë më parë. Megjithatë mjekët sqarojnë se 44-vjeçari, shtatë herë kampion bote në “Formula 1” ndodhet ende në koma dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën.  

Michael Schumacher pësoi një aksident në alpet e Francës, ditën e dielë. Ai ka rrëshkitur dhe ka përplasur kokën në një gur, ç’ka ka bërë që Schumacher të bjerë në koma. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button