EULEX po hetohet për keqpërdorime

U bë shumë bujë për vazhdimin ose jo të mandatit të EULEX-it, por misioni evropian ka vetë probleme me ligjin, raporton KTV.

Pagesa për gjyqtarin e Kushtetueses, Robert Carolan, është bërë shkas që misioni të hetohet nga Zyra Evropiane kundër mashtrimeve.

KTV-ja ka mësuar nga burimet brenda EULEX-it se gjyqtari Carolan ka kërcënuar misionin se do të lërë punën si gjyqtar në Kushtetuese nëse nuk vazhdon të paguhet, ani pse shumicën e kohës qëndron në SHBA.

Ky burim, zyrtar i lartë në EULEX, i ka thënë televizionit se EULEX-i është pajtuar me kushtet e Carolan, sepse me ndryshimet e reja për misionin evropian, nëse gjyqtarët ndërkombëtarë në Kushtetuese largohen, atëherë ata zëvendësohen me vendorë.

Kështu, kontrata e tij dhe pagesa që EULEX-i i bën gjyqtarit amerikan është bërë subjekt i hetimit të Zyrës anti- mashtrim të BE-së, e cila heton keqpërdorimet me buxhetin brenda dhe jashtë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Hetimi nuk është mohuar nga Zyra e BE-së anti-mashtrim që gjendet në Bruksel. EULEX-i ndërkaq nuk ka dashur të flasë për rastin me arsyetimin se “në parim nuk jep asnjë informatë në lidhje me stafin.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është përgjigjur fare në pyetjet e KTV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button