Struga me dekorin festiv të natës së vitit të ri

Një vit i zakonshëm për struganët, ku ka mbizotëruar kriza ekonomike dhe problemet sociale, ka bërë që festa e vitit të ri të mos e ketë shkëlqimin e  dikurshëm. Por, struganët nuk mund të kalojnë pa ahengun e vitit të ri. 

Një qytetarë strugan, I.M, thotë se kënga e bukur strugane do jetë stolia më e mirë e natës së sotme. Ai thotë se do të kalojë bashkë me familjen e tij pranë oxhakut të shtëpisë. Kjo për ta është një traditë.

Strugenët ne prag te festes se ndërrimit te viteve, po përgatiten për mbrëmjen e sotme.

Te pyetur se ku do te festojnë natën e ndërrimit te viteve  ato shprehen ne mënyra te ndryshme.

Disa preferojnë qe te festojnë duke  qëndruar pranë familjes, ndërsa ,disa te tjerë, përfshirë këtu moshat me te reja shprehen se do te festojnë neper restorante, lokale dhe ambiente te tjera argëtuese.

Ndërkaq sonte, ne qendrën e qytetit do te organizohet një koncert festiv ku do te marrin pjese këngëtare te estradës muzikore te cilët do te për formojnë përpara qytetareve qe kane  vendosur  te kalojnë këtë mbrëmje fund viti aty.

Lajme të ngjashme

Back to top button