fbpx

Kërkohej për dy vrasje në Shqipëri, kapet duke shkuar në Verona

Një 35-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në Verona pasi ishte në listën e personave të rrezikshëm.

Shqiptari i akuzuar për dy vrasje u kap nga policia e aeroportit të “Valerio Catullo”.

Ai kishte ardhur nga Tirana për në Verona dhe gjatë kontrollit të dokumenteve rezultoi person i kërkuar.

Pas një kontrolli të kujdesshëm rezultoi se, ndaj 35-vjeçarit kishte një urdhër arresti me kërkesë të Prokurorisë së Shqipërisë, pasi akuzohet për dy vrasje.

Prej 12 vitesh ai fshihej dhe ndoshta i nxitur nga atmosfera e festës dhe me shpresën se nuk do të kishte kontroll të imët, shqiptari ka tentuar të hyjë në Itali. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button