Kopshti i skandalit, i palincesuar, i hapur prej një viti (VIDEO)

Ky është kopshti “Diren”, i vënë në qendër të skandalit prej mbrëmjes së të hënës, kur emisioni investigativ STOP në Televizionin Klan publikoi pamje filmike të administratores së tij duke dhunuar një fëmije 3 vjeç. Anjeza Shabani e kishte hapur atë 13 muaj më parë, në Sauk, në katin e parë të një ndërtesë dykatëshe, që ndahej me një familje.

Kishte regjistruar me dhjetëra fëmije, e kishte reklamuar në media, por nuk kishte licencë. Nuk kishte marrë asnjëherë miratimin e institucioneve shtetërorë, thotë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.

“Deri në këto momente që flasim është një institucion fantazmë në kuptimin që nuk është licencuar dhe nuk ka asnjë lloj aprovimi të institucioneve shtetërore”, deklaroi Nikolla.

Ministrja shprehet se është e pamundur që të tilla vende të zbulohen nga inspektorët, pasi e ushtrojnë aktivitetin në ambiente private.
“Sigurisht ne nuk mund të trokasim përpara çdo porte që qëndron e mbyllur në një mjedis privat në pallat apo diku tjetër. Ne do të ushtrojmë kontroll në të gjitha institucionet private”, deklaroi ministrja.

Pas publikimit të skandalit në emisionin STOP, ky kopsht është mbyllur. Asnjë prej prindërve nuk i ka çuar fëmijët. As edukatorët nuk janë paraqitur në punë. Një grup inspektorësh të Ministrisë së Arsimit kanë qenë që në orët e para të mëngjesit për të sekuestruar regjistra e dokumente të tjerë, që përdorte ky kopsht privat./TVKLAN/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button