Katalonia sfidon Spanjën

Spanja mund të mos jetë ndier mirë kur në stadiumin katalonas mbrëmë ishte një baner i madh me mbishkrimin “Katalonia është shteti më i ri”. Përfaqësuesja katalonase zhvilloi ndeshje miqësore me Cape Verden të cilën e fitoj me rezultat 4:1.

Buquets, Pique, Fabregas, Bartra e Krkic ishin disa nga lojtarët e Barcelonës që u paraqitën në këtë ndeshje. Sulmuesi i Espanyol, Sergio Garcia realizoj 2 gola në këtë ndeshje, ndërsa dy golat tjerë i realizuan Krkic e Riera.

Mediat spanjolle kanë drejtuar kritika ndaj katalonasve për paraqitjen e tyre si shtet në këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button