Gruevski paralajmëron investime në urimin e tij për vitin e ri

Në vitin 2014 do të vazhdojmë me intensitet edhe më të madh me projektet dhe idetë ekzistuese dhe shumë të reja për Maqedoni më të mirë, më të suksesshme dhe më të pasur. Maqedoni në të cilën etnikumet dhe religjionet e ndryshme kanë mbijetuar edhe në të mirë edhe në të keqe dhe janë ndihmuar mes vete. Kjo Maqedoni, do të shkojë përpara edhe në vitin 2014, porositi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e vitit të ri. 

“Për vitin 2014, në këtë moment, veçmë kemi pasur konfirmim zyrtar nga të paktën 20 kompani të reja të huaja se në vitin  që po vjen do të fillojnë ndërtim të kapaciteteve të reja në Maqedoni, ndërsa edhe dhjetëra kompani tjera mendojnë të marrin vendim të tillë dhe shpresoj se disa prej tyre do ta marrin. Këto janë kompani që do të sjellin disa mijëra punësime të reja në industrinë e automobilave, teknologjinë informatike, bujqësinë, tekstilin, metalurgjinë dhe veprimtarinë prodhuese”, tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë. 

Duke u përqëndruar në atë se çka në këtë plan është bërë vitin që po kalon, Gruevski thotë se ajo që është më me rëndësi është se rritja e ekonomisë u reflektua në zvogëlimin e ri të papunësisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button