Impiçmenti ndaj Ivanovit: Dita e pestë e debatit, partitë nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre primare

Opozita në Kuvend, përfshirë edhe grupin parlamentar të BDI-së, të cilët janë pjesë e pozitës janë kategorik se kryetari Gjorge Ivanov ka prishur imazhin e vendit dhe se duhet të japë dorëheqje, ndërkaq VMRO-DPMNE vazhdon të mbrojë të njëjtin, raporton Portalb.

Sot në Kuvend është shënuar dita e pestë e debatit për impiçmentin e presidentit Gjorge Ivanov.

“Ivanov nuk mund t’i shlyejë pasojat nga imazhi i keq. Ky imazh zuri vend gjithandej. Ivanov duhet të tërhiqet. Për BDI-në është parësore interesi i qytetarëve dhe shtetit. BDI është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por ato zgjedhje duhet të jenë të pranuara nga të gjitha palët”, është shprehur deputetja Vjollca Nuredini, nga radhët e BDI-së.

Për deputetin e opozitës, Enes Ibrahim nga radhët e PDT-së, i a.q kryetar Ivanov në çdo rast ka dëshmuar se nuk meriton të jetë president i qytetarëve. “Deri kur ai do të shëtitet nëpër botë me maskë?”, ka pyetur Ibrahim. “Ai duhet ta heqë maskën. Ai dëshmoi se përkrahë njerëz që punojnë kundër shtetit. Ai po funksionon si pion i Qeverisë. Ne kemi nevojë për kryetar që nuk funksionon me standarde të dyfishta. Ivanov do të mbahet mend në historinë e Maqedonisë si kryetari më i pasuksesshëm”, tha nga foltorja e Kuvendit Ibrahim.

Sipas deputetes Lidija Dimovska nga LSDM Është morale të thuhet: ‘Po gabova dhe është morale të tërhiqem’.

“Të gjithë gabojmë. Komisioni Europian në disa raste ka porositur se duhet të kthehet dialogu në skenën politike. Kryetari i vërtetë i shtetit do të krijonte kushte dhe mekanizma ta inkurajojë dialogun politikë në Maqedoni. Ivanov bëri të kundërtën”, theksoi mes tjerash Dimovska.

VMRO-DPMNE akuzoi deputetët e opozitës se 5 radhazi ditë radhazi po merren me teza të shtrembëruara.

“Po i jepni disa qëndrime për Ivanovin që ua kanë dhënë për detyrë t’i thoni në seancë kundër Ivanovit”, tha Trajce Dimkov.

VMRO-DPMNE ashtu sikur seancat tjera janë të bindur se impiçmenti është i panevojshëm dhe se Ivanov nuk ka shkelur Kushtetutën.

Debati për impiçmentin e presidentit Gjorge Ivanov filloi më 13 qershor dhe po vazhdon. Për miratim të vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button