Gjirokastër, ndalohën 11 klandestinë nga Afrika

Klandestinë nga Afrika ndalohen në kufi me Greqinë. Sektori kundër trafiqeve pranë Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e 11 klandestinëve të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se klandestinët të ardhur nga Eritrea dhe Somalia janë ndaluar në fushën e Derviçjanit në Gjirokastër, transmeton BW.

Klandestinët, tentuan të largoheshin sapo vunë re që u pikasën nga efektivët, por pas krehjes së zonës, forcat e policisë bën të mundur kapjen e tyre.

Operacionet antitrafik që po zhvillohen në Gjirokastër po vijojnë të godasin këtë fenomen si dhe të ndalojnë personat që hyjnë në mënyrë ilegale në Shqipëri.

Vetëm dy ditë më parë po në këtë zonë u kapën 33 klandestinë të ardhur nga Siria, Afganistani dhe Sudani.

Lajme të ngjashme

Back to top button