Armend Alimi fillon me stërvitje të lehta

Shkëndija ka 10-të ditë deri në takimin e parë në Liga Evropa, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë si vendase ndaj ekipit polak Kraikova. Futbollistët ‘kuqezi’ dhe stafi teknik kanë nisur grumbullimin e informatave në lidhje me kundërshtarin, ndërsa në këtë drejtim tani më do të niset të përgatitet edhe strategjia anti-Krakovia. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ndërsa ngadalë përmirësohet edhe bilansi shëndetësorë.

Pas ndeshjes kontrolluese me Wolfsbergerin e Austrisë, në lëndime u ankuan Besart Ibraimi dhe Viktor Juffo, ndërsa prej më parë jashta procesit stërvitor të grupit qëndronte Armend Alimi që kishte zgjatur kofshën. Mirëpo ky i fundit është përmirësuar dukshëm dhe prej sot ka nisur të vrapojë lehtë, ndërsa pritet shpejt t’i bashkohet punës me lojtarët tjerë.

Shkëndija vazhdon përgatitjet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ndërsa më 22 qershor zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Lokomotiv Zagrebit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button