Rama: 2013-ta, viti i shqiptarëve

Në mbyllje të vitit, kryeministri Edi Rama bën në përmbledhje të qeverisjes së tij për të gjithë miqtë e tij në Facebook.

Sipas kreut të qeverisë, një vit më parë, qytetarët jetonin në një vend ku kryeministri përdorte oborret e shkollave për mitingje kundër opozitës; ku sipërmarrësit as nuk ftoheshin nga qeveria të jepnin mendimet e tyre për ekonominë dhe për projekt-buxhetin dhe as u shkonte ndërmend të uleshin me opozitën për të qarë hallet e tyre; ku kush punonte në shtet, ulte kokën dhe fshihte mendimet e veta nga frika se humbte vendin e punës.

Duke vijuar më tej Rama shprehet se shpëtimi i vendit nga një përflakje e dytë në dhimbjet e parave të humbura dhe borxheve të padurueshme, është merita ekskluzive e atyre 1 milionë shqiptarëve që morën në dorën e tyre fatin e Shqipërisë.

“Ky vit, 2013-ta, është viti i tyre. Pesimizmi që karakterizoi fillimin e këtij viti, i’a ka lënë vendin shpresës së rilindur me të cilën ky vit po mbyllet.

Duke votuar për ndryshimin, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, e bënë këtë vit vitin e një ndryshimi të madh që do të vazhdojë më tutje, mbi themelin e fortë të votës së tyre dhe mbi bazën e punës së nisur nga qeveria e re në 100 ditët e para të saj” shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button