Viti 2014 do të jetë vit i spektakleve

Përveç spektakleve sportive, viti 2014 do të jetë edhe vit i dridhjeve politike dhe i ndryshimeve ekonomike. Dridhjet do të vijnë nga zgjedhjet e shumta që do të mbahen Viti 2014 do të jetë vit i spektakleve.

Fillimisht, Vladimir Putin do t’i prijë Olimpiadës dimërore në Soçi, e cila tashmë e ka thyer rekordin olimpik për shpenzime për organizim. Më pas, një spektakël edhe më i madh botëror do të zhvillohet në Brazil.

Para finales së Kupës së Botës në futboll, në Rio de Zhaneiro, më 13 korrik, presidentja braziliane, Dilma Rousseff, do të jetë mjaft lumtur nëse kampionati do të ketë kaluar pa protestat që e kanë përcjellë Kupën e Konfederatave më 2013.

Ajo do të jetë edhe më e lumtur, kuptohet, nëse ekipi brazilian e fiton titullin e gjashtë.

Përveç spektakleve sportive, viti 2014 do të jetë edhe vit i dridhjeve politike dhe i ndryshimeve ekonomike.Dridhjet do të vijnë nga zgjedhjet e shumta që do të mbahen në vitin që po vjen. Në vendet me përafërsisht 40 për qind të popullatës së botës do të mbahen zgjedhje të përgjithshme.

Zgjedhjet më të mëdha nga të gjitha, në Indi, mund të prodhojnë një shkundje të madhe nëse Narendra Modi, një nacionalist kontrovers hindu, i cili tani flet kryesisht për zhvillim, rezulton fitues. Një njeri i njohur si Jokoëi mund të tronditë Indonezinë.

Edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që zakonisht janë të mërzitshme, do të shkaktojnë zhurmë, teksa partitë euroskeptike janë në ngritje.

Do të ishte befasuese nëse Skocia voton për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e saj në shtator – por, nëse ajo voton për, dridhjet do të ndihen deri në Kataloni.
Tri lloje ndryshimesh ekonomike do të jenë të dukshme.

I pari është vrulli i rifituar i Perëndimit. Amerika, Japonia e madje edhe Evropa do të zhvillohen, përderisa tregjet e mëdha në ngritje do të duken më pak dinamike se dikur.

Bizneseve amerikane, të ndihmuara nga një bum energjetik në vend, do t’iu kthehet pak nga nami i vjetër.

Një nismë për marrëveshje tregtare transpaqësore dhe transatlantike do të jetë dëshmi shtesë e rimarrjes së udhëheqjes ekonomike nga Perëndimi.

Ndryshimi i dytë do të sinjalizohet nga bankat qendrore, veçanërisht nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara, teksa ajo do të nisë të zvogëlojë blerjen e obligacioneve.

Kina do të ketë një ritëm më modest, nëse jo ende të shpejtë të zhvillimit – ndryshimi i tretë i madh.

Për të gjetur vende me rritje të jashtëzakonshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2014, investitorët duhet të drejtohen nga Sudani Jugor, Mongolia dhe vendi ku matet “lumturia kombëtare bruto”, Butani.

Fatkeqësisht, lumturia kombëtare do të mbetet e pakapshme në Siri, ku lufta do të vazhdojë. Por, ekziston të paktën mundësia e një zgjidhjeje diplomatike atje dhe në Iran.

Një përkujtues i zymtë i alternativës së paqes do të vijë në qindvjetorin e Luftës së Parë Botërore, që ka nisur më 1914.

Ligjit të Mooret, i cili ka sjellë një revolucion të lirë dhe kompjuterizim të pafund, mund t’i jetë afruar fundi, por do të ketë mjaft zbulime teknologjike që do të ngjallin interesim – nga robotët e vegjël dhe raketat e ripërdorshme, e deri te veturat elektrike të garave që arrijnë shpejtësi prej 100 km/orë për tre sekonda.

Dhe, një numër i madh i zbulimeve do të vijnë nga bota në zhvillim.

Ritmi i ndryshimeve më 2014 do të shkaktojë shumë emocione. Shumë, si Edward O. Wilson, do të brengosen për speciet në rrezik nga zhdukja; por një krijesë e zhdukur, si cjapi i Pirinejeve, mund të ngjallet.

Mungesa e ujit është një rrezik në rritje, por Matt Damon mendon se filantropia e mençur mund të ndihmojë. Sir Richard Branson shpreson të udhëtojë në fluturimin e parë të “linjës së tij hapësinore”.

Jo të gjitha parashikimet do të dalin të sakta. Por një bast i sigurt është se, pasi ta lexoni oden për perimet të Rene Rexhepit, më 2014 do të doni që të gatuani një karotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button