Bashkimi Afrikan kërcënon me sanksione Sudanin J.

Bashkimi Afrikan ka thënë se do të vendosë sanksione kundër përgjegjësve të dhunës në Sudanin Jugor.

Këshilli për Paqe dhe Siguri i bllokut pan-afrikan ka thënë se do të marrë “masat e duhura, përfshirë sanksione, kundër të gjithë atyre që nxisin njerëzit në dhunë”.

Paralajmërimi vjen derisa rebelët antiqeveritarë janë duke sulmuar qytetin Bor.

Afati i dhënë nga udhëheqësit rajonalë për presidentin Salva Kiir dhe ish-zëvendësin e tij, Riel Machar, për të mbajtur bisedime, skadon sot.

Konflikti, i cili ka nisur pas përpjekjeve të dështuara për grushtshtet nga ana e Macharit, dy javë më parë, ka lënë mijëra njerëz të vrarë dhe dhjetëra-mijëra të zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button