fbpx

(FOTO) Dorëzohen Esnafët e Çarshisë së Shkupit, nuk ka festë pa para

Pas një ankete të bërë sot nga Portalb me qytetarët e Shkupit, kuptohet se nata e ndërrimit të mot moteve nuk do të jetë një natë solemne, për shumë familje. Një vit jo i mirë, me paga të ultë dhe të ardhura të pakta për shumë biznese të vogla familjare të Çarshisë së vjetër të Shkupit ka bërë që tryeza e natës së vitit të ri të mos jetë më ndryshe për shumë familje. 

Një pyetje e thjeshtë për këtë ditë që u ka bërë Portalb qytetarëve, “ku do të festoni natën e vitit të ri”? nxjerr në sipërfaqe dëshpërimin e thellë të tyre.

“Njerëzit nuk mund të ekzistojnë , e aq më pak të festojnë , ajo është e pamundur “ . – Kështu u shprehën disa nga punonjësit në Çarshinë e Vjetër. “Esnafët e vjetër të Shkupit, duken se dorëzohen para një perspektive të zymtë. Njerëzit nuk kanë para, niveli i fuqisë blerëse ka rënë shumë, kjo ndikon edhe në mbijetesën tonë”, thonë ata.


“Nuk ka atmosferë feste , gjithçka duket e zakonshme. Qytetarët nuk janë në gjendje të harxhojnë mjete , e të festojnë “, thonë në Çarshinë e Shkupit. 

 Në pyetjet se vallë viti 2013 a ishte vit i suksesit për vet tregtarët e Çarshisë dhe se a presin ndryshime dhe përparim në vitin e ardhshëm ata u shprehën :

 “Viti 2013 ishte vit shumë i vështirë , mund të themi që ndoshta më i vështiri . Ndoshta këtë vit nuk kemi realizuar aspak fitim , ndoshta edhe kemi humbur , kryesorja aspak nuk jemi të kënaqur”, thonë ata.


Pronarë të shumë dyqaneve në Çarshi, të cilët tërë ditën qëndrojnë në pritje të klientëve të rrallë, rrëfejnë për  problemet që rëndojnë më shumë punën e tyre.

“Nuk mendoj se do ketë ndryshime në vitin 2014 , kemi probleme me shtetin , kemi probleme me financat , me gjithçka kemi probleme , madje kemi probleme edhe me ekzistencën , në këtë shtet gjithnjë ka qenë kështu , dhe gjithnjë do të jetë”, thotë një pronarë i një shitore në Çarshinë e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button