LSDM-ja ka ngritur padi penale kundër gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka ngritur padi penale kundër gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija.

“Vendimi i Pop Stefanisë, të shpallet PSP-ja jokompetente rreth rastit për shkatërrim të pajisjes për përgjimin joligjor është në kundërshtim me ligjin. Në emër të qeverisjes të së drejtës dhe ligjeve, përgjegjësi për vendimet joligjore duhet të ketë”, deklaroi Lupço Nikollovski, anëtar të Bordit ekzekutiv të LSDM-së. Sipas LSDM-së, gjykatësja Pop Stefanija është emëruar në mënyrë joligjore në Repartin për krim të organizuar, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Gjyqësor të gjykojë në Repartin për kundërvajtje.

“Për shkak të parregullsive dhe joligjshmërisë së vendimit të Pop Stefanisë me të cilën u shpall PSP-ja për jokompetente, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 duhet urgjentisht ta pezullojë. Përkujtojmë se obligimi i Këshillit Gjyqësor të zbatojë procedurë për punën joprofesionale dhe joadekuate kundër gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija që solli vendim në kundërshtim me ligjin”, tha Nikollovski duke shtuar se Këshilli Gjyqësor ka obligim të zbatojë procedurë edhe kundër kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, Vlladimir Pançevski për punën joprofesionale dhe joadekuate dhe shkelje të dispozitave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button