Ertan Demiri lojtari më i mirë i Partizanit

Suksesi i KF Partizani nga Tirana në këtë gjysmë sezon lidhet ngushtë edhe me paraqitjet e mira të futbollistëve të saj, e të cilët janë vlerësuar shumë edhe nga vetë tifozët duke bërë edhe përzgjedhjen e sportistit më të mirë të gjysmë sezonit që kemi lënë pas. 

“E vlerësoj shumë këtë përzgjedhje që kanë bërë tifozëria më e mirë e Shqipërisë, të cilët kanë qenë shtytje për ne që të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Shpresoj se do të japim edhe më shumë në pjesën e mbetur të sezonit 2014 dhe të arrijmë atë që edhe synojmë. Falënderoj para se gjithash Zotin për shëndetin dhe pastaj të gjithë ata që më kanë përkrahë”, tha Ertan Demiri për “Portalb.mk”.

Sipas tifozëve të këtij klubi, që kanë bërë dhe përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë, me votat e tyre më i miri është shpallur shkupjani Ertan Demiri, i cili në këtë sezon ka luajtur titullar në të gjitha ndeshjet, ndërsa ai ka qenë edhe autor i 3 golave, e të cilët kanë qenë dhe gola vendimtarë në ndeshjet derbi, që bëjnë këtë futbollist edhe më të madh dhe më të suksesshëm. Demiri pas vete ka lënë futbollistë Alban Hoxha dhe Labinot Ibrahimi. / Portalb

1. Ertan Demiri 
2. Alban Hoxha 
3. Labinot Ibrahimi 
4. Mentor Mazrekaj 
5. Renato Hyshmeri 
6. Julian Malo 
7. Gezim Krasniqi 
8. Mevlan Murati 
9. Amir Rrahmani 
10. Besnik Krasniqi 
11. Felix Udoh 
12. Vladimir Buac 

Lajme të ngjashme

Back to top button