fbpx

Malajzi, dijetarët ndalojnë festimin e Vitit të Ri

Një grup i dijetarëve muslimanë nga Malajzia i kanë kërkuar qeverisë që të anulojë festimet e Vitit të Ri, duke thënë se festimet e tilla reflektojnë kulturën hebraike dhe do t’i nxiste të rinjtë muslimanë të kryejnë mëkate.

“Festimet përfshijnë argëtim të tepërt, dhe kështu mund të jetë shkak që shumica e të rinjve muslimanë të kryejnë shumë mëkate,” citohet të ketë thënë për Malay Mail Online Mustafa Idrus, president i Institutit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Islamik në Malajzi(IKIAM).

“Kjo nuk është vetëm çështje e kulturës, por qeveria në këtë mënyrë do të kursejë para, duke parë se kostoja e jetesës është duke u ngritur. Duke festuar Vitin e Ri vetëm do të humbasim miliona ringgit (njësia monetare në Malajzi),” shtoi ai.

Jamawi Jaafar, zëdhënës i organizatës Të Rinjtë Ummo, ndanë mendimin e njëjtë, duke shtuar se më mirë do të ishte të falemi dhe të bëjmë lutje, në vend se të festojmë me koncerte dhe fishekzjarre.

“Le të lutemi së bashku, që në vendin tonë të mbretërojë qetësia, në vitin e ardhshëm dhe në vitet në vijim.”

“Nëse anulohet festimi i Vitit të Ri, policia mund të mdërmarrë veprime të ashpra kundër atyre që individualisht mblidhen në Dataran Merdeka, për çfarëdo arsye. Ne duhet të kujdesemi për sigurinë e popullit të Malajzisë,” shtoi ai./mesazhi/

Shiko edhe
Close
Back to top button