OH HILAL në bashkëpunim me UNSH shpërndajnë pako për skamnorët

Në kuadër të aktiviteteve humanitare që po ndërmerren me rastin e Muajit të agjërimit, OH HILAL në bashkëpunim me Unionin e nxënësve shqiptar sot zhvilloi një aktivitet.

OH HILAL në bashkëpunim me Unionin e nxënësve shqiptar kanë bërë shpërndarjen e 100 pakove me artikuj ushqimor e higjienik, të donuara nga OH Hilal.

Shpërndarja është bërë në disa vende të Shkupit dhe rrethinë si dhe në Kumanovë tek Lagjja e Trimave dhe në Sllupçan.

“Aksioni do të vazhdoj edhe nesër në qytete tjera të Maqedonisë në Dibër, Gostivar si dhe në disa pjesë të mbetura në Shkup”, thonë nga UNSH.

Me këtë rast, pas shpërndarjes së kësaj ndihme, UNSH shprehu falënderime të posaçme për Restorant Guri të cilët kanë ndihmuar me makina shpërndarjen e ndihmave./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button