“Revolucionit Laraman” deri te policia: Po i sulmoni qytetarët për t’i mbrojtur përmendoret (VIDEO)

Në protestën e sotme masive, Lëvizja Civile “Protestoj” dhe platforma “Revolucioni Laraman”, bashkë me mijëra qytetarë e filluan tradicionalisht protestën përpara objektit të Prokurorisë Speciale për t’i dhënë mbështetje këtij institucioni, ndërkaq më pas vazhduan drejt Qeverisë së Maqedonisë ku shprehën revoltën e tyre, njofton Portalb.

Prej atje, protestuesit u drejtuan për te Ministria e Drejtësisë, objektin e së cilës e ngjyrosën me ngjyrë dhe më pas ia thyen xhamat, për të vazhduar drejt Kuvendit.

Pasi gjuajtën me ngjyrë drejt Kuvendit, aktivistë civil tentuan që ta rrëzojnë përmendoren e Prometheut, të vendosur në “Parkun e Gruas” përballë Kuvendit, megjithatë njësiti special, arriti në kohë dhe e parandaloi këtë aksion të sektorin civil.

Protestuesit, nga intervenimi i policisë janë revoltuar duke u thënë se po i mbrojnë përmendoret e kriminalizuara, ndërkaq qytetarët po i sulmojnë.

Gjatë tërë kohës, bashkë me kryeshefin e policisë që e ka mbajtur në kontroll protestën, është vërejtur edhe sigurimi i ish kryeministrit dhe kryetarit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Traçe Grujoski.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

21: 53 – Pas ndërhyrjes së policisë, situata është e qetësuar, megjithatë forca të mëdha të njësiteve speciale ende po e ruajnë përmendoren e “Prometheut”.

Ndërhyrja e policisë ka shkaktuar revoltë të madhe te protestuesit, ku disa prej aktivistëve ndaj policisë kanë dërguar thirrje se po i mbroni përmendoret, ndërkaq po i sulmoni qytetarët që kërkojnë drejtësi.

ClawvvFWMAAyp80

Protesta në Shkup, 20.06.16

Në protestë është vërejtur edhe sigurimi i kryetarit të VMRO – DPMNE-së Nikolla Gruevskit, Trajçe Grujoski i cili gjatë tërë kohës ka qëndruar bashkë me kryeshefin i cili e mbanë në kontroll protestën e sotme.

Sigurimi i Nikolla Gruevskit, Trajçe Grujoski
Sigurimi i Nikolla Gruevskit, Trajçe Grujoski

21:35 – Aktivistët e “Revolucionit Laraman” kanë bërë përpjekje që ta rrëzojnë përmendoren e Prometheut që ndodhet në “Parkun e Gruas”, përballë Kuvendit të Maqedonisë, por njësitet speciale kanë arritur që në kohë ta parandalojnë këtë aksion.

Situata është e tensionuar pasi që protestuesit kanë tentuar disa herë të ndeshen me njësitet speciale.55555

ClavuxtWEAMX89U

21:13 – Prej Ministrisë së Drejtësisë protestuesit kanë arritur përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, objektin e të cilit për momentin po e gjuajnë me ngjyrë.

Qytetarët janë të qetë, ka përforcime të forcave të policisë, ndërkaq thirrjet antiqeveritare nuk kanë të ndalur.

untitled

21:00Protestuesit e Revolucionit Laraman kanë ardhur nga Qeveria te Ministria e Drejtësisë, ku me fishkëllima, thirrje antiqeveritare dhe fishekzjarre kanë shprehur revoltin e tyre, përderisa disa nga protestuesit e kanë ngjyrosur me ngjyrë objektin dhe ia kanë thyer disa xhama.

Megjithatë policia nuk ka ndërhyrë ndaj këtij akti dhe situata është ende e qetë.

Protesta

untitled

 

…………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Lëvizja #Protestoj filloi protestën në Shkup në kuadër të “Revolucionit Laraman”. Protesta filloi para Prokurorisë Speciale Publike në ora 19 me brohorije të protestuesve “Nikolla, Shutka nuk të ikë Nikolla!”, “Mbështjetje për PSP-në, burg për kriminelët”, “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe!”

Motoja e kësaj proteste është: “Qytetarët vijnë për drejtësi”, ndësra organizatorët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protestë masive dhe se nuk dotë jetë e qetë si të kaluarat, por do ketë momente të radikalizimit të protestës.

Protesta në Shkup, 20.06.16
Protesta në Shkup, 20.06.16

Protesta në Shkup, 20.06.16

Protesta në Shkup, 20.06.16

Protesta në Shkup, 20.06.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button