U tërhoqën shpërblimet e para nga lotaria fiskale

Fituesit e tërheqjes së parë të lojës shpërblyese “Llogari fiskale në dorë – shpërblim pa mundim”, organizuar nga ana e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë, nën patronatin e Minsitrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë janë Trajko Kuzmanovski nga Kumanova fituesi i banesës, ndërsa Dimitar Milladinov nga Struga i hapësirës afariste në Shkup ndërsa Automobilin “Pezho 208” e fitoi Pande Manovski nga fshati i Manastirit, Bukovë. 

Secila llogari fiskale, theksoi zëvendëskryeministri, Zoran Stavreski, do të thotë mundësi për t’u ndërtuar më shumë shkolla, spitale, rrugë, të rriten pensionet, të ketë më shumë para për bujqit dhe për gjithçka tjetër që financohet nga buxheti. 

U ndanë 152 shpërblime, dhe atë vauçerë për produkte ushqimore, biçikleta, kompjuterë, pajisje kompjuterësh, vauçerë për telefona mobil, fotoaparate digjitale dhe pajisje, për teknikë të bardhë dhe aparate të vogla amvisërie, audio dhe video pajisje… 

Tërheqja e dytë do të bëhet më 27.01.2014, në të cilën do të marrin pjesë zarfet e arritura deri tek organizuesi në periudhën prej 30.12.2013 deri më 26.01. 2014, deri në orën 24:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button