Anxhela Martini i hyn edhe kërcimeve “hot”

“Antipasta” e asaj që do të performojë sonte është shikuar gjatë provave të fundit.

Sonte në “Dancing With The Stars s’do të shihni vetëm kërcimet e konkurenteve, por edhe një performancë “hot” të së ftuarës speciale. Cila do të jetë thoni ju?

Bëhet fjalë për bukuroshen Anxhela Martini, modelja që vjen nga Amerika enkas për të vallëzuar në skenën e yjeve, e cila do të mahnisë publikun me bukurinë dhe elegancën e saj! Antipasta e asaj që do të performojë sonte është shikuar gjatë provave të fundit, ku Anxhela kishte veshur një fustan të kuq ma hapje të madhe përpara, me të cilin duket se do të shfaqet edhe gjatë mbrëmjes.

Martini është bukuroshja shkodrane e cila ka fituar edhe Miss Univers Albania, titull që i dha asaj mundesinë për të përfaqesuar Shqiperinë në konkursin ndërkombëtar në Las Vegas, Miss Univers 2010, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Ajo ka kontrata me agjencitë më të famshme në Amerikë si “Elite Model Management – New York”, “Option Model Agency”, “Harry’s Model Management”, NEXT Model Management – Miami” dhe një linj të brendëshmesh me emrin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button