Arrin në 33 numri i të vrarëve në Volgograd

Ka arritur në 33 numri i të vrarëve nga dy sulme vetëvrasëse në Volgograd të Rusisë.

Ministria për Situata Emergjente ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi i së dielës në stacionin kryesor të trenit, duke e çuar numrin e viktimave atje në 18. Një tjetër person, ndërkaq, ka vdekur nga plagët që i ka shkaktuar shpërthimi në trolejbus, të hënën, duke e çuar numrin e viktimave atje në 15.

Funerlaet e para të viktimave të bombardimeve do të mbahen sot.

Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar “bashkëpunim më të afërt” me Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar rritjen e sigurisë në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button