Nxënësit në pushim dimëror deri më 20 janar

Rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme prej sot janë në pushim dimëror dhe në bankat shkollore do të kthehen më 20 janar.

Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me testimin ekstern të nxënësve të shkollave të mesme në vitin përfundimtar (vitin e tretë apo të katërt), të cilët testet për dy lëndët do t’i japin më 22 dhe 24 janar, ndërsa lëndët do t’i kenë të njohura më 19 janar. Testimi do të jetë sipas qasjes së re e cila do t’ua lehtësojë provimin nxënësve me ç’rast është krijuar sistem në të cilin janë futur çështjet në të gjitha lëndët mësimore.

Për nxënësit e tjerë – nga klasa e tretë deri në vitin e tretë të shkollës së mesme – testimi ekstern do të jetë në fund të vitit shkollor.

Lajme të ngjashme

Back to top button