Me projeksion të filmit “Fati” përfundoi Festivali i 9­-të i filmit francez

­ Me projeksionin e filmit “Fati” mbrëmë në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër përfundoi edicioni i 9­të i Festivalit të filmit francez.

Në ceremoninë solemne për mbylljen e Festivalit, mysafir special ishte regjisori Kristian Vensan, të cilit iu dha çmimi “Maska e artë” dhe morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni Lorens Oer dhe kryetari i qytetit të Ohirt Nikolla Bakraçeski.

Regjisori Vensan theksoi se për të paraqet nder dhe kënaqësi të madhe që është fitues i kësaj mirënjohje të lartë. Ambasadorja franceze Oer theksoi se është krenare nga rezultatet e arritura deri më tani të Festivalit dhe se në të ardhmen planifikojnë ta organizojnë në suaza ndërkombëtare.

Festivali, sipas kryetarit të qytetit të Ohrit, është bërë shenjë e njohur e rrethit tonë kulturor dhe kontribuon për përafrimin e kulturave, por edhe për mirëkuptimin dhe besimin më të madh midis popullit të Maqedonisë dhe të Francës.

Në kuadër të Festivalit të 9­të të filmit francez në Ohër janë shfaqur edhe filmat “Kapris” në regji të Emanuel Mure dhe “Tre zemra” të regjisorit Benoa Zhako.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button