Cana: Si sonte, kemi luajtur edhe në dy ndeshjet e tjera

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se ndeshja e sotme e Shqipërisë kundër Rumanisë nuk ka dalluar shumë nga dy ndeshjet e para të Shqipërisë.

“Ndeshja ka qenë nën nivelin e tri ndeshjeve që kemi bërë, nuk ka pasur asgjë më pak se ndeshjet e tjera por kemi  qenë të aftë të mbajmë përqendrimin, besimin dhe të shfrytëzojmë rastet dhe mundësitë për gola dhe kjo bëri diferencë të madhe” ka thënë Cana në një prononcim për RTK-në menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, transmeton Klan Kosova.

Cana tha se djemtë e Kombëtares kanë bërë një sakrificë të madhe ndërsa duke folur për përjashtimin e tij, tha se ajo ka kaluar shpejt.

“Mërzia e përjashtimit ka qenë për disa orë, kam një detyyrë të rëndësishme të jem afër djemve, si në fushë si jashtë fushës”.

Ai u deklaruar se shpreson që Shqipëria të kualifikohet tutje ndonëse shtoi se pavarësisht rrugës së mëtejme të Shqipërisë në këtë kampionat, për Shqipërinë është një kampionat evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button