Euforia e Vitit të Ri, Shkupi pa atmosferë! (Foto)

Nuk ka ndonjë atmosferë të veçantë festash në Çarshi të Shkupit. Fotografitë e Portalb, por edhe qytetarët tregojnë për një ‘atmosferë’ të varfër.

‘Natën e ndrimit të motmoteve do të jem në ambient familjar, pasi në Shkup nuk ka ndonjë organizim të posacëm, për natën e dytë ndoshta dalim diku’ tha Fatime Ademi.

‘Nuk më duket se ka ndonjë atmosferë festive, sikur e kemi harruar atë pytjen ‘Ku do të presish Vitin e Ri’. Unë nuk kam ndonjë plan konkret, nëse më thërrasin miqt në moment të fundit ndoshta edhe dal’ u shpreh Sara Sulejmani.

‘Po jemi pregatitur për Vitin e Ri, do të dalim me shoqëri në një lokal këtu në Shkup ku do të këndojnë ‘Fisnikët’ dhe besoj se do të kalojmë mirë’ tha V.O.

‘Kemi rezervuar në Kërçovë do të shkojmë pasi këndojnë Flori, Dafina dhe NRG Band, ne nga Shkupi ikim se si zakonisht nuk ka ndonjë gjë të mirë’ tha Elmedina Fetai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button