Shkëndija e Tetovës largon 6 futbollistë

KF Shkëndija njofton se prej të hënën është ndërprerë bashkëpunimi me 6 futbollistë. Burhan Emrullai, Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Shaqir Rexhepi, Burhan Alii dhe Nuriman Ismaili janë futbollistët të cilët në sezonin pranveror nuk do jenë pjesë e ekipit ‘kuqezi’. Pas një analize të mirëfilltë dhe vlerësimit të efektit individual të secilit futbollist në sezonin vjeshtor, drejtuesit e klubit vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin me futbollistët në fjalë.

Udhëheqësia e KF Shkëndija me këtë rast falemenderon publikisht futbollistët e lartpërmendur për bashkëpunimin korrekt në pesë muajt e kaluar, posaçërisht nga fakti që pranuan t’i ndihmojnë klubit në një moment delikat dhe të vështirë. Për këtë Shkëndija është shumë mirënjohëse dhe futbollistëve në fjalë u dëshiron gjithë të mirat dhe suksese në të ardhmen.

Pas largimit të 6 lojtarëve kryesia nuk do të qëndrojë duar kryq, përkundrazi është përkujdesur që të gjithë pozitat të plotësohen me futbollistë cilësorë, por njëkohësisht duke dashur të respektohet afati kalimtar i dimrit dhe bisedimet e përforcimeve potenciale me klubet e tyre Shkëndija nuk shpejton me prezantimin e futbollistëve të rinj dhe të njëjtët do të publikohen në kohë reale pasi të fillojë afati kalimtar dimëror.  

Kujtojmë se Shkëndija këtë dimër veç më ka prezantuar dy përforcimet e para edhe atë sulmuesin e krahut Astrit Fazliun dhe mbrojtësin Nuri Mustafi,  ndërsa tani e ka radhën prezantimi edhe i një sërë lojtarësh kualitativ emrat e të cilëve do t’i publikojnë së shpejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button