Interi dëshiron ta blejë Lamelan

Interi vijon të jetë në kërkim të përforcimeve gjatë merkatos së Janarit. Zikaltërit pasi kanë parë përgjigjen e PSG për Ezequiel Lavezzi kanë kthyer syte tek sulmuesi i Tottenham, Erik Lamela.

Ish futbollisti i Romës shihet si një alternativë e mirë në repartin e avancuar, por nëse do të jetë blerja e vetme në sulm duhet parë dhe gjendja fizike e Diego Militos. Por përpara se gjithcka të finalizohet, pronari i ri i Interit i ka idetë e qarta, dhe nuk heq dorë. Afrimet gjatë periudhës së janarit janë të varura nga fati i Fredy Guarin që pëlqehet nga Chelsea.

Vetëm nëse do të shtitet mesfushori kolumbian do të kryen përforcime, pasi Thohir nuk kërkon të bëjë sakrifica në këtë moment. Përsa i përket shitjeve emrat drejt largimit nga Milano zikaltër janë dhe ato të Pereirës, Kuzmanovic dhe Mudingayi.

Trajneri Valter Mazarri ka bërë të ditur që dëshiron një futbollist krahu dhe në bllokun e tij kanë përfunduar emrat e Dushan Basta të Udineses dhe De Ceglie i Juventusit. Serbi është gati të largohet nga Friuli, teksa për juventinin po mendohet hipoteza e huazimit për të përforcuar krahun e majtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button