Meta-Basha negociata në sfond, Rama në alarm?

LSI-ja për Lulzim Bashën është çëlsi i të ardhmes të tij politike. Kjo për disa arsye që vijnë jo vetëm për mbijetesën e tij në politikë.

Së pari, një humbje në zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë në analizë edhe gjendjen e dobët organizative që kalon PD-ja do e çontë Bashën në një përballje të fortë brenda demokratëve e cila mund ti dhuronte edhe largim.

Së dyti Lulzim Basha, i vetëm e ka të pamundur të rrëzojë Ramën me çdo përpjekje të tij, koha ka treguar se ka “dështuar” në aksionet e tij dhe është përkëdhelur sa më shumë kur ka pasur diçka në dorë, që i vinte për shkak të ndërkombëtarëve apo emrit si opozitë dhe jo prej lojës së tij politike.

Së treti, Basha më shumë se opozitën “dashuron” pushtetin (ska mbushur vitin ne opozite) dhe ky është qëllimi i një drejtuesi politik, por kjo nuk mjafton vetëm si qëllim apo dëshirë personale e një drejtuesi që ende nuk është bërë lider.

Takimi për reformën në drejtësi ku mungon “përfaqësuesi” i Ramës (ndryshe nga takimi Rama-Basha, ku Meta kishte perfaqesuesin e tij), është një tjetër sinjal se ata mund të ulen, flasin dhe marrin vendime të dy. Menjëherë pas këtij takimi Ilir Meta doli hapur pro qëndrimeve të Bashës për reformën.
Këto kater argumenta janë pak, por janë të vërtetë dhe të prekshëm, Lulzim Basha i di shumë mirë keto dhe te tjera, dhe ka filluar negociatat me Ilir Metën për të gjetur rrugët e bashkëpunimit të cilat kanë dhënë frytet e para. Reforma në Drejtësi po orkestrohet sipas dyshes Basha-Meta, kjo e shqetësoi edhe Koço Kokëdhimën i cili kërkoi që opozitën ta afronte Rama.

Këto negociata mund të sjellin largimin e Metës, në një moment përpara zgjedhjeve nga qeveria, si në rastin me Berishën dhe të ndezin “dritën jeshile” për opozitën, e cila duke pasur brenda apo jashtë koalicionit të saj LSI-në, në asnjë rast më PSnë dhe larg Ramës, përçan të majtën dhe ka më shumë shanse për tu rikthyer në pushtet.

Negociatat vazhdojnë të ecin çdo ditë, por Meta dhe Basha duken të qetë në distancë, kjo sepse çdo bashkëpunim do ju siguronte jetëgjatësi politike të dyve si individe. I vetmi person në alarm dhe i shqetësuar duket kreu i qeverisë Edi Rama, që po përpiqet të pranojë çdo “poshtërim” të Ilir Metës vetëm që ky i fundit mos braktisë “shtratin” e tij për Lulzim Bashën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button